Kisha Katolike merr vendimin: Nuk do ti detyrojmë priftërinjtë të rrëfejnë abuzimet seksuale
Kisha Katolike në Australi ka refuzuar zyrtarisht një rekomandim që sugjeronte se priftërinjtë duhet të detyrohen të raportojnë abuzimet seksuale të rrëfyera te ata.
Hetimi 5-vjeçar ka rënë në përfundimin se dhjetëra fëmijë kishin rënë pre e abuzimit në institucionet australiane. Në Kishën Katolike kanë ndodhur shumica e rasteve. Të premten, udhëheqësit e Kishës pranuan shumicën e rekomandimeve nga hetimet. Por qëndrimi i tyre mbi rrëfimin mund të krijojë konflikte në të ardhmen me qeveritë. Konferenca e Peshkopëve Katolikë në Australi tha se thyerja e rregullave të rrëfimit ishte “në kundërshtim me besimin tonë dhe kundër lirive fetare”.“Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e fëmijëve dhe të njerëzve të pambrojtur duke iu përmbajtur rregullave të rrëfimit”
, tha kisha në një deklaratë. Udhëheqësit e Kishës thanë se ata, do të shqyrtonin propozime të tjera. Hetimi i Komisionit Mbretëror, i cili përfundoi në Dhjetor, përfshiu më shumë se 8,000 dëshmi rreth abuzimit në kisha, shkolla dhe klube sportive. Raporti i tij përfundimtar bëri më shumë se 400 rekomandime në të gjithë qeverinë dhe sektorët e tjerë institucionalë. Qeveria e quajti abuzimin një "tragjedi kombëtare", dhe nisi një skemë kompensimi për viktimat dhe tha se do të kërkonte një falje kombëtare më 22 Tetor. Komisionerët rekomanduan që klerikët katolikë duhet të përballen me akuza penale nëse ata nuk raportojnë abuzimin seksual që rrëfehet tek ata. Kisha Katolike ka zgjedhur tashmë skemën e kompensimit, e cila do t'u japë të mbijetuarve pagesa deri në 150,000 dollarë secilit, shkruan BBC. Megjithatë, udhëheqësit e Kishës kanë refuzuar vazhdimisht ndryshimin e rregullave të rrëfimit. Përveç kësaj, ata pohuan se rregullat e reja do t'i bënin autorët ose viktimat të mos e tregonin abuzimin gjatë rrëfimit./tvklan.al