Kisha Ortodokse konflikt me banorët e zonës rreth saj (18 Nëntor 1998)
Ka shpërthyer konflikti mes Kishës Ortodokse dhe banorëve të pallateve rreth saj. Me kërkesë të Kishës Ortodokse, Policia Ndërtimore në bashkëpunim me forcat e rendit, kanë shkatërruar një shtesë pallati pranë Kishës Ortodokse. Banorët e irrituar kanë paraqitur lejet e ndërtimit dhe të urbanistikës dhe gjithashtu kanë akuzuar njerëzit e kishës duke u shprehur se kanë ndikuar negativisht ndërsa personat e fesë ortodokse kanë hezituar t’i përgjigjen këtyre akuzave.
Pamje Kisha Ortodokse, banorët e pallatit intervistë./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili