Kisha Ortodokse në Tiranë – (19 Nëntor 2000)


Kisha Ortodokse në Tiranë – (19 Nëntor 2000)

20:11 19/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Gjatë viteve të diktaturës komuniste në vendin tonë, objektet e kultit pësuan një shkatërrim të vërtetë. Shumica e tyre u shkatërrua plotësisht dhe pjesës tjetër iu ndërrua destinacioni, duke u shndërruar në magazina, kinema apo palestra sportive. Një ripërtëritje të vërtetë ka pasur gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit edhe kisha ortodokse. Kjo është kisha katedrale e Evangjelismoit në Tiranë.

Për shumë vite kjo kishë ka shërbyer, si qendër sportive. Më pas në vitin 1993 ajo u restaurua dhe tashmë këtu vijnë me qindra besimtarë, për të zhvilluar ritualet e tyre fetare. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe u ndërtuan 20 komplekse të tjera. Po ashtu u ndërtuan nga themelet 74 kisha të reja, u rindërtuan 5 manastire dhe u riparuan 60 kisha të tjera.

Duke i parë në kompleksitet strukturën arkitektonike, afresket, punimet në dru që zbukurojnë këto kisha, kuptohet që këto objekte kulti do të mbeten edhe si vepra kulturore dhe muzeale në fondin tonë kombëtar./tvklan.al






Të ngjashme