Kishin marrë lejen e fundjavës… 13 viktima e mbi 55 të plagosur
Të paktën 13 persona humbën jetën dhe mbi 55 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në qytetin Kayseri, në qendër të Turqisë. 12 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Pjesa më e madhe e viktimave janë ushtarë. Ata ishin shënjestra e atentatit terrorist. Siç rapotojnë mediat në Turqi, një makinë e mbushur me eksploziv shpërtheu shumë pranë me autobusin që po transportonte ushtarët civilë, që kishin marrë lejen e fundjavës. Autotitetet vendase njoftuan se lënda eksplozive u aktivizua nga një kamikaz që drejtonte mjetin.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan drejtoi gishtin mbi militantët kurdë të PKK-së për sulmin. Ndërsa Kryeministrit Binali Jëlldërrëm, tha se kjo ngjarje nuk e dobëson vullnetin e vendit për të luftuar terrorizmin.
Ngjarja e rëndë vjen një javë pas masakrës në Stamboll, ku sërish shpërthimit i një makine pranë stadiumit të Beshiktashit, shkaktoi 44 të vrarë e më shumë se 100 të plagosur. Atentati u mor përsipër nga separtatistët kurdë.
Tv Klan