Kishin vjedhur 33 shtëpi, arrestohen 4 shqiptarët
Policia italiane ka shkatërruar një bandë hajdutësh. Mediat vendase shkruajnë se karabienierët kanë arrestuar 4 shqiptarë, të cilët ishin pjesë e këtij grupimi që vidhte banesa.
Sipas TGcom, shqiptarët kishin vjedhur 33 banesa në Torino për një perudhë disa mujore, nga janari deri në korrik të këtij viti.
Hetimet kishin nisur disa muaj më parë, pas arrestimit të një anëtari të bandës. Ai u arrestua në flagrancë gjatë një vjedhje dhe më pas u bë i mundur dhe identifikimi i anëtarëve të tjerë.
Policia këtë të enjte arrestoi tre shqiptarët e tjerë, të cilët akuzohen për serinë e gjatë të vjedhjeve./tvklan.al