Kishte marrë ushqime me listë, babë e bir mbajnë peng 41-vjeçarin
Një 41-vjeçar është mbajtur për disa orë peng, nga pronarët e një dyqani, ku kishte marrë ushqime veresie. Policia e Tiranës thotë se është arrestuar në flagrancë Erjon Basha, 32 vjeç.
Për babain e të riut, 71-vjeçarin Q. Basha ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Sipas policisë së kryeqytetit, në rrugën “Sami Frashëri” ata kanë mbajtur pa dëshirën e tij, 41-vjeçarin D. P.
Babë e bir nuk e kanë lejuar të dalë nga dyqani i tij, deri në momentin e kthimit të shumës monetare prej 7000 lekësh, shumë të cilën 41-vjeçari iu detyrohej./ tvklan.al