Kishte përshtatur garazhin për përpunimin e kanabisit, pranga autorit


Kishte përshtatur garazhin për përpunimin e kanabisit, pranga autorit

08:30 19/11/2016

Krujë/ 300 bimë narkotike në proces tharje, 5 kilogramë lëndë narkotike dhe 1 armë zjarri janë sekuestruar nga policia ndërsa në pranga ka përfunduar një 51 – vjeçar.

Ai është Emerlla Stafa, banues në Krujë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se 51 – vjeçari kishte përshtatur një garazh si ambient për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Stafës, përveç 300 bimëve në proces tharje dhe 5 kilogramëve kanabis atij iu gjet edhe një armë zjarri, pushkë model 56, gjysmë automatike./tvklan.al






Të ngjashme