“Kjo është mrekulli”, vajza i shpëton jetën motrës së vogël
Lily Thomas, ishte vetëm 9 vjeç kur i shpëtoi jetën motrës së saj.
E vogla Ava vuante nga sindroma MPS 1 Hurler, një sëmundje e rrallë gjenetike dhe kishte nevojë urgjente për transplantimin e palcës së kockave. Vajzat e vogla u shfaqen në emisionin televiziv “Today Extra” me prindërit e tyre të enjten, ku nëna e tyre e përshkroi transplantin si një mrekulli.“Kjo ishte padyshim një mrekulli,”
tha znj. Thomas. Ava ishte vetëm 5 muajshe, kur u diagnostikua me sindromën MPS 1 Hurler. E ëma tha gjithashtu se Ava kishte lindur parakohe dhe kishte një kollë të rëndë kur ajo ishte vetëm 4 javëshe. Pas kontrollit që i bënë mjekët zbuluan edhe gjendjen e saj. Fillimisht ajo iu nënshtrua një terapie përpara se të kryente transplantin e palcës së kockave të cilën ja dhuroi motra e saj pasi kishte përafri sipas mjekëve, dhe ishte mundësia e vetme për të shpëtuar jetën e vogëlushes.“Isha shumë e lumtur që mund ta ndihmoja atë”,
tha e motra e saj, Lily. Operacioni i shpëtoi jetën Avas falë të motrës, megjithëse ajo ende ka disa komplikime të vogla të cilat do të shërohen plotësisht me kalimin e kohës./tvklan.al