Kjo grua shpëtoi nga migrena në këtë mënyrë
E imagjinoni që të vuani nga migrena për 20 vite, vetëm për shkak të qumështit?
Kjo është historia e 46-vjeçares britanike Andrea Henson, e cila për thuajse 2 dekada është përballur me dhimbjen e tmerrshme, pa ditur arsyen e vërtetë nga se i shkaktohej.
“Ishte e tmerrshme dhe nuk mund të bëja asgjë. Mjekët më kishin dhënë disa qetësues kundër dhimbjes, por nuk mund t’i merrja me shumë se 4 herë në muaj”,
tregon ajo.
Rastësisht prej punës si pronare restoranti, ajo u njoh me një program për testimin ndaj intolerancës ushqimore dhe u interesua për ta bërë atë, së bashku me familjarët e saj.
Rezultoi se ajo kishe intolerancë nga qumështit të lopës dhe misri, ndërsa dhe dy fëmijët e saj kishin po të njëjtën intolerancë ndaj qumështit.
Pasi e zëvendësuan atë me qumësht soje, 46-vjeçarja tregon se migrena e saj është thuajse zhdukur plotësisht./tvklan.al