Kjo orë kushton më shumë sesa të rritësh një fëmijë
Kjo orë është një ndër prodhimet më të fundit të luksit, por që kushton më shumë se sa një shtëpi me 5 dhoma, apo të rrisësh një fëmijë deri më moshën 21 vjeç.
Ora me mekanizëm e prodhuar nga Audemars, quhet Audemars Piguet Royal dhe ka një çmim të kripur prej 222,080 paudësh. Ajo konsiderohet si ora më e shtrenjtë në Manchester. Duke patur këtë orë, sigurisht që nuk do të jeni kurrë vonë për diku, por nuk do të keni më para për asgjë tjetër. Sipas një përllogaritje të bërë nga tabloidi britanik “The mirror”, një shtëpi me 5 dhoma gjumi në periferi të Manchester-it, mund të kushtojë rreth 220,000 paund dhe ende ju mbeten 80 paund për të shpenzuar. Por në çfarë mund t’i shpenzoni tjetër këto para? Sipas një studimi rritja e një fëmije deri në moshën 21-vjeçare në Britani, kushton rreth 222,000 paund, duke përfshirë këtu shpenzimet e edukimin dhe kujdesit ndaj fëmijëve që marrin rreth 76% të ardhurave./tvklan.al