Kjo pije do ju bëjë të humbni peshë në dimër


Kjo pije do ju bëjë të humbni peshë në dimër

12:15 21/12/2016

Rënia në peshë mund të duket si një sfidë e pamundur, veçanërisht në këtë kohë të vitit kur jemi të joshur nga çokollatat e ngrohta. Por në fakt është një mënyrë e lehtë për t’i qëndruar “besnikë” dietës suaj dhe ta shijoni stinën e dimrit.

Gjithëka që ju duhet janë 3 përbërës që me shumë shanse i keni në kuzhinën tuaj.

Dietologët thonë se lëngu i limonit, mjalti dhe kanella, të miksuara në një gotë më ujë të ngrohtë, mund t’ju ndihmojë të arrini atë që e keni dëshiruar prej kohësh. Të 3 këta përbërës thuhet se kanë vlera të dobishme për shëndetin tonë, sidomos në sistemin tretës.

Kanella është përdorur si ilaç për vite të tëra ndaj gripit duke qenë se është i pasur në antioksidantë.

Limoni është i mbushur me vitamina ushqyese që e mbajnë trupin e shëndetshëm.

Mjalti ka dhe veçori antibakteriale dhe konsiderohet si një alternativë e shëndetshme e sheqerit./tvklan.al






Të ngjashme