“Kjo shtëpia na ka bërë të provojmë ndonjë gjë…”
Për programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte në një lidhje Skype, primabalerina në Teatrin e Operës dhe Baletit, Ledia Sulaj.
Ajo u shpreh se kjo situatë dhe izolimi në shtëpi e ka vështirësuar stërvitjen e saj, por gjithsesi është munduar të krijojë një rutinë të saj në këto kushte, Preferon të zgjohet herët në mëngjes dhe të nisë ditën me ushtrime.
Njëkohësisht primabalerina është munduar që këtë periudhë t’i kushtojë kohë edhe gatimit.
Ledia Sulaj: Unë mundohem që të zgjohem herët në mëngjes, që të zgjohen edhe muskujt që herët, filloj me stërvitjen time paradite, rreth 2 orë. Në orën 12 të drekës lidhemi të gjithë me stafin e teatrit me gjithë balerinët dhe pedagogun që na jep ushtrime, bëjmë dhe 1 orë tjetër ushtrime me të. Më pas unë bëj dhe ushtrime të tjera pasdite, rreth 1 orë e 30 minuta, që kryesisht janë ushtrime. Më pas kam provuar edhe pak kulinari, nuk jam shumë e zonja në atë pjesë, kam bërë ndonjë biskotë, kek të vogël.
Rudina Magjistari: Pse hanë balerinat biskota dhe kek?
Ledia Sulaj: Nuk e di kjo shtëpia na ka bërë të provojmë ndonjë gjë sepse hapim dhe rrjetet sociale që janë bërë të gjithë masterchef, gatuajnë të gjithë dhe them, pse mos e provoj edhe unë. Nuk kam gatuar shumë në fakt./tvklan.al