KKRT tërheq vëmendjen mediave publike dhe private. Jo propagandë zgjedhjesh (9 Tetor 2000)


KKRT tërheq vëmendjen mediave publike dhe private. Jo propagandë zgjedhjesh (9 Tetor 2000)

13:08 09/10/2000

Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve publike dhe private pasi ka monitoruar pasqyrimin e raundit të parë të zgjedhjeve për pushtet lokal, ka vlerësuar pozitivisht punën e medias shqiptare qendrore dhe vendore gjatë fushatës. Por, në motitorimin e raundit të parë ky këshill tërheq vëmendjen në disa aspekte në kundërshtim të ligjit me mediat.

Disa media nuk kanë përcaktuar burimin e informacionit apo kanë vendosur komente emocionale. Ndërkohë që mediat vendore kanë pasqyruar më shumë informacione të marra nga zyrat partiake dhe nuk kanë dhënë informacion të dalë nga komisionet zgjedhore.

Disa operatore të radiotelevizioneve kanë pasqyruar propagandë edhe pas datës 30 shtator dhe datës 1 tetor, tërheq vëmendjen KKRT-ja. Duke kujtuarr se për balotazhet në datën 13 sipas ligjit, përfundon afati për propagandën. Ky këshill do të vazhdojë të monitorojë dhe pasqyrimin e fushatës zgjedhore në raudin e dytë zgjedhor duke ushtruar autoritetin e tij sipas ligjit./tvklan.al






Të ngjashme