Klandestinë dhe drogë në Portin e Durrësit (30 Tetor 2000)
Pas një kontrolli të befasishëm në anijet në Portin e Durrësit, u ndaluan të fshehur në një peshkarexhë me emrin “Delesa” 16 klandestinë të cilët ishin bërë gati të niseshin përtej Adriatikut. Pas kontrollit të imtësishëm në pjesën e depozitës së naftës, u bllokuan dhe 4 çanta ku ndodheshin të paketuara 105 kilogramë drogë kanabis sativa e presuar si dhe një litër vaj hashashi.
Peshkarexha po bëhej gati të nisej drejt Italisë. Pas kontrollit u arrestuan menjëherë njëri nga pronarët dhe 4 anëtarë të ekuipazhit të anijes./tvklan.al