Klandestinë kosovarë në Itali – (29 Maj 1999)


Klandestinë kosovarë në Itali – (29 Maj 1999)

10:51 29/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Jugu i Italisë bëhet pre e zbarkimit të refugjatëve kosovarë. Rreth 350 persona në pjesën më të madhe kosovarë janë kapur natën në brigjet e Pulias. Midis këtyre personave të kapur gjatë kontrolleve të ndryshme, gjenden përveç shqiptarëve edhe kurdë.

Grupi më i madh i refugjatëve u bllokua në ekstremin jugor të Pulias. Rreth 50 persona janë marrë nga policia kufitare nga shkëmbinjtë drejt ngushticës së Otrantos, ku ishin braktisur nga skafistët. Ky aksion thuajse ndodh përditë.

Që nga fillimi kësaj jave rreth 1800 kosovarë kanë zbarkuar në portin e Brindizit. Sipas policisë refugjatët blejnë dokumente fallso nga organizatat shqiptare për të hipur në tragete që shpesh vijnë nga Vlora./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme