Klandestinët afrikanë tentojnë të kalojnë në brigjet Italiane (6 Dhjetor 1998)


Klandestinët afrikanë tentojnë të kalojnë në brigjet Italiane (6 Dhjetor 1998)

11:14 06/12/1998

Brigjet Italiane janë jo vetëm objekt i klandestinëve shqiptarë. Një tjetër tragjedi ka ndodhur në afërsi të brigjeve të Maltës ku një barkë me 60 klandestinë afrikanë është përmbysur duke rrezikuar jetën e të gjithëve. Thuhet se synimi i tyre ka qënë që të kalonin në mënyrë të paligjshme në Siçili.

Ka qënë një anije ruse që fatmirësisht është gjetur në vendin e ngjarjes duke shpëtuar jetën e shumicës së klandestinëve. Deri më tani bëhet e ditur se 8 persona janë të vdekur ndërkohë që mes të shpëtuarve 9 gra janë me probleme shëndetësore.

Por njerëz që shpresojnë në barka e në gomone nuk ka vetëm në Shqipëri. Janë këta njerëz që kanë pësuar të njëjtën gjë në afërsi të Kanakale. Të nisur me një barkë 600 klandestinët kurdë pas incidentit mundën të shpëtojnë. Një pjesë e tyre tani është në duart e policisë turke./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme