Klandestinët kurd dhe irakenë që nisen nga Vlora – (21 Dhjetor 2000)


Klandestinët kurd dhe irakenë që nisen nga Vlora – (21 Dhjetor 2000)

15:03 21/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Otranto kanali famëkeq italian është bërë përsëri vendi i zbarkimeve klandestine. Gjatë natës së mbrëmshme, një skaf i nisur nga brigjet e Vlorës, kur i është afruar brigjeve italiane ka hedhur në det 45 klandestinë, kurd dhe irakenë, që mbante në bord. Policia italiane ka mundur të shpëtojë 42 prej tyre.

Sot në mëngjes është gjetur trupi i një kurdi, ndërsa trupat e një çifti bashkëshortësh, nuk gjenden. Sipas dëshmitarëve ata kanë qenë në det në momentin kur kanë shpëtuar dhe të tjerët, po policia italiane thotë se nuk ka mundur t’i shpëtojë dot për arsye të errësirës së madhe./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme