Klandestinët në brigjet e Italisë (19 Korrik 1999)
Në brigjet italiane intesifikohet lufta ndaj gomoneve dhe trafikut klandestin. Kështu mund të quhet pa frikë ajo e mbrëmshmja ku sipas burimeve zyrtare Forcat italiane të Guardia di Financës kanë sekuestruar një motoskaf prej druri i cili kishte zbarkuar 38 klandestinë. Po mbrëmë në afërsi të brigjeve shqiptare janë zbrapsur 5 nga 10 gomonet e skafet që synonin me nga 30 klandestinë në bord, brigjet Salentine.
Në grykëderdhjen e Vjosës patrullave italo-shqiptare u ra në sy një gomone oqeanike me gjatësi 12 metra me dy motorrë jashtë bordit e cila u zbras dy herë brenda pak kohësh por pa arritur të bllokohej. Sipas burimeve policore numri mesatar i klandestinëve në ditët e ngrohta të kësaj vere është nga 500 deri në një mijë persona./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame