Klandestinët në brigjet italiane (21 Korrik 1999)
Brigjet italiane do të mbyllen për gjithë ata që nisen nga ish Jugosllavia të çfarëdolloj etnie qofshin. Të gjithë do të identifikohen me emrin klandestine. Ministrja e Brendshme Italiane Jervolino për këtë problem ka deklaruar se lufta në ish Jugosllavi ka mbaruar dhe s’ka vend më për refugjatë të luftës. Vetëm ditët e fundit në brigjet italiane janë ndaluar 5 mijë romë. Shqetësim për italianët mbeten dhe refugjatët kosovare pasi mes tyre ka dhe shumë shqiptarë të Shqipërisë të cilët manipulojnë duke u deklaruar si të ikur nga lufta. Të shtunën do të shkojë në Mal të Zi një delegacion italian për kthimin e romëve./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori