Klandestinët në Itali – (8 Korrik 1999)


Klandestinët në Itali – (8 Korrik 1999)

21:49 08/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sipas një marrëveshje dy palëshe mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane dje në ishullin e Sazanit u vendos një radar i fuqishëm për kontrollin e trafiqeve të paligjshme në kanalin e Otrantos. Instalimi i këtij radari në ishullin e Sazanit u bë e mundur nga specialist ushtarak Italian në bashkëpunim me specialist të ushtrisë sonë.

Ndërkohë dje policia italiane ka arritur të kap 100 klandestinë në brigjet e Pulias, kryesisht të ardhur me gomone nga brigjet shqiptare. Shumica e klandestinëve ishin shqiptar. Gjithashtu policia italiane ka arrestuar tre persona me akuzën e trafikut klandestinë./tvklan.al  






Të ngjashme