Klandestinët vazhdojnë të zbarkojnë në Itali (3 Mars 1999)
Koha e mirë ka sjellë rifillimin e tregëtisë së klandestinëve dhe nisjes së tyre drejt brigjeve fqinje. Mijëra vetë kanë zbarkuar këto pesë ditët e fundit në zonën e Leçes, 300 prej tyre vetëm gjatë natës së kaluar. Shumica e tyre kosovarë, të tjerë shqiptarë e kurdë.
Fëmijët janë sistemuar në qendra të pritjes pasi kanë përjetuar aventurën e gomoneve.Por skafistët nuk kanë harruar dhe zakonin e vjetër të hedhjes së fëmijëve kur e shohin punën pisk nga policia.
Fati i keq u ka rënë kësaj rradhe 30 irakenëve ku mes tyre kanë qënë 16 fëmijë të cilëve u është dhënë ndihma e parë nga autoritetet italiane. Ndonëse presioni nga dy brigjet për luftën antiskaf ka qënë në rend të ditës kohët e fundit ,tregtia e klandestineve duket larg ndërprerjes së saj./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori