“Klasikët në opera”, katër instrumentistë në një koncert me Mozart dhe Haydn
I kemi parë të interpretojnë në shfaqje operash, baletesh apo koncertesh, por asnjëherë si solistë bashkë me Orkestrën e Operas dhe Baletit. Gjenialiteti i Mozart dhe mjeshtëria e Haydn, në të pari koncert të këtij lloji, do të vijnë me violinën e Fatos Bardullës, oboes së Erik Tauzit dhe fagotës së Orges Malaj.
Katërshen e klasikeve e plotëson në violincel Ilir Mërgjyshi. Një rikthim pas 15 vitesh nga Australia e largët, ku artisti shqiptar vazhdon karrierën e tij.
“Klasikët në opera” ngjitet në skenën e Operas dhe Baletit në mbremjen e së premtes.
Enkelejda Mema, Tv Klan