18:44 17/04/2014Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot pasdite një mbledhje të jashtëzakonshme ku vendosi të autorizojë Prokurorinë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale penale ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Pogradecit Dhimitër Pojanaku. Me unanimitet KLD vendosi pezullimin nga detyra të ketij gjyqtari derisa të merret një vendim gjyqësor i formës së prerë.KLD miratoi kërkesën e Zv.kryetarit Elvis Cefa për inspektimin e veprimtarisë për një vit të gjyqtarit Pojanaku. Ky i fundit akuzohet për korrupsion pasi u arrestua në flagrancë nga policia e Korçës teksa merrte rryshfet nga një qytetarë në këmbim të tërheqjes nga një çështje gjyqësore.