Kleanthi Koçi – (23 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kleanthi Koçi avokati i njohur i plagosur para dy ditësh mbetet akoma në gjendje të rëndë. I shtruar në reanimacionin e spitalit Ushtarak, ish-kryetari i gjykatës së Lartë i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Shefi i kardiologjisë në spitalin Ushtarak Spiro Dede mbi shëndetin e Koçit thotë.
Spiro Dede:- “Nga ekzaminimi i bërë rezulton që nga ana e mushkrisë është i stabilizuar. Po ashtu në dëmtimet e organeve të brendshme po stabilizohet. Jemi të mendimit që ecuria pas operaionit është duke shkuar mirë”.
I plagosur rëndë me tre plumba mjekët thonë që duhet pritur 72 orë nëse rreziku për jetën është larguar përfundimisht. Ndërsa organet hetimore thonë se po punohet për identifikimin e atentatorëve. Sias hetuesve përmirësimi sa më i shpejtë shëndetit të avokatit në identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit pasi ai mund ti ketë njohur ata./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj