Klima, Nishani depozitoi te Ban Ki Moon instrumentin e ratifikimit të marrëveshjes


Klima, Nishani depozitoi te Ban Ki Moon instrumentin e ratifikimit të marrëveshjes

10:41 22/09/2016

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë në ceremoninë e Nivelit të Lartë për Hyrjen në Fuqi të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, si dhe i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon instrumentin e ratifikimit të kësaj marrëveshje nga Shqipëria.

Kjo marrëveshje ka si objektiv luftën kundër ndryshimeve klimatike, si dhe rakordimin e veprimeve dhe investimeve drejt një të ardhme me karbon të ulët, të qëndrueshme dhe përmirësim të aftësive ripërtëritëse.

Marrëveshja u nënshkrua nga pala shqiptare më 22 prill tw këtij viti në Nju Jork dhe u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më 14 korrik./tvklan.al






Të ngjashme