Klinton dhe akuzat ndaj tij (07 Janar 1999)


Klinton dhe akuzat ndaj tij (07 Janar 1999)

08:28 07/01/1999

Çfarë lloj procesi do t’i nënshtrohet Klintoni për akuzat e bëra ende nuk dihet. Sot 100 antarët e Senatit Amerikan do të bëjnë betimin para Gjykatës së Lartë. Sipas kryetarit të republikaneve në Senat, pritet që prioritare të jetë vendosja për një proces të drejtë por edhe dinjitoz për Presidentin.

Por nuk mund të pretendohet për shumë dinjitet nëse konservatorët më fanatikë do të vendosin që të tërheqin në bankën e dëshmitarëve, Klintonin, Levinskin apo personazhe të tjerë të seksgeitit. Këtë gjë deri tani e kërkojnë me ngulm 13 deputetë të Komisionit të Drejtësisë së Parlamentit, të cilët që sot ndodhen në pozitën e prokurorëve.

Përsa i përket Klintonit, ai vazhdon t’a ruajë qetësinë dhe pozitën e tij si President i Shteteve të Bashkuara. Dje ai u mor me prezantimin e bilancit të vitit që sapo ka nisur. Ndërkohë amerikanët, të cilët sipas sondazheve janë kundër një hetimi të tillë pasionant dhe skrupuloz për jetën private të Presidentit, pritet që t’a ndjekin me shumë vëmendje votën e Senatit, i cili do të vendosë për fatin e ardhshëm të hetimit të kreut të shtetit amerikan./tvklan.al






Të ngjashme