Klinton, fjalimi për Kosovën – (11 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sonte për të parën herë pas 79 ditësh qiejt e Jugosllavisë janë të qetë. Forcat ushtarake serbe po tërhiqen dhe mbi 1 milion njerëz të larguar me forcë nga shtëpitë e tyre po përgatiten të kthehen. Amerikanët që morën pjesë në vendosjen e kësaj paqe si dhe të gjithë evropianët janë krenarë për fitoren e një bote më të qetë dhe të vlerave demokratike.
Kur unë urdhërova futjen e forcave amerikane në operacionet ajrore e bëra për të lejuar popullin e shumëvuajtur kosovar të kthehet në shtëpitë e tij, për t’i detyruar forcat serbe përgjegjëse të masakrave të largohen nga Kosova dhe për të vendosur një forcë ndërkombëtare në Kosovë. Këto tre qëllime u arritën dhe kjo fitore u solli shpresa të reja njerëzve.
Ne duhet të kujtojmë se dhuna të cilës ne ju kundërpërgjigjëm ishte kulmi i 10 vjet shtypjeve dhe bota shikoi pasojat e saj të tmerrshme. Unë personalisht nuk do t’i harroj kurrë kosovarët që takova, pjesa me e madhe e të cilëve nuk mund të tregonin çfare kishin parë. Por ata kishin shpresën se bota nuk do t’i braktiste më. Në këtë fazë ne kemi disa sfida që duhet të përballojmë.
Së pari ne duhet të sigurohemi që autoritetet serbe të bëjnë
atë që
premtuan. Pasi në të kundërt ne do të rifillojmë fushatën
ushtarake të bombardimeve. Kosovarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.
Fushat e minave duhet të spastrohen. Shtepitë e shkatërruara nga forcat serbe
duhet të rindërtohen.
UÇK duhet të çmilitarizohet dhe ne shpresojme se do t’ja dali këtyre sfidave pavarësisht se janë të vështira. Ne mbështetëm fushatën ajrore jo sepse Kosova duhet të mbetet provincë e Serbisë por sepse Millosheviçi ishte i vendosur t’i eleminonte shqiptarët e Kosovës me çdo kusht.
Vendosmeria jonë bëri që shekulli 20-të mos mbyllej me dhune, por të merrte përmasa të reja të të drejtave të njeriut në prag të shekullit të 21. Në Kosovë ne bëmë atë që duhej dhe në mënyrën e duhur, prandaj duhet të jemi krenare për këtë./tvklan.al