Klinton Zeqiri flet për të dashurën seksi nga Bjellorusia: U njohëm në supermarket…
Gazetari Klinton Zeqiri së bashku me nënën e tij kanë qenë të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan. Ata kanë folur për videot humoristike që publikojnë në rrjetet sociale, por edhe për jetën e tyre privat. Klinton ka folur për herë të parë për të dashurën e tij nga Bjellorusia e quajtur Katerina e cila është mjaft e bukur dhe seksi. Gazetari ka treguar se Katerinën e ka njohur tek biznesi i tij këtë verë dhe janë në një lidhje dashurie prej 4 muajsh. Ndërkohë që në lidhje me Skype në emision ka qenë dhe Katerina e cila ka tentuar të flasë shqip.
Rudina Magjistari: Edhe Klintoni ka një histori shumë të bukur dashurie apo jo?
Shegushe Zeqiraj: Shumë të bukur.
Rudina Magjistari: Me Katerinën nga Bjellorusia. Ka qenë në Shqipëri pasi mbaroi izolimi apo jo?
Klinton Zeqiraj: Po ishte në datën 7 Tetor dhe qëndroi një javë tek unë. Ne u njohëm në Sarandë tek një biznes që kemi, Katerina aty punonte në një agjenci turistike dhe vinte tek biznesi im që blinte, pra në supermarket dhe normalisht që unë në kasë thashë uau sa e bukur kjo dhe i thashë a do ma japësh Instagramin tënd? Ajo më tha më lër ta mendoj një herë dhe unë thashë është hera e parë që më thotë dikush më lër të mendohem se jemi mësuar këtu, pak më ndryshe. Ajo vinte pothuajse çdo ditë dhe aty u njohëm, dolëm dhe erdhi gradualisht lidhja.
Rudina Magjistari: Do e pyesim dhe vetë Katerinën sepse e kemi në Skype nga Bjellorusia.
Rudina Magjistari surprizohet nga bukuria e Katerinës dhe e përshendet anglisht, por ajo i përgjigjet shqip.
Rudina Magjistari: Pse e dashuron Klintonin?
Katerina: Sepse ai ka një zemër të madhe.
Rudina Magjistari: Sa kohë ke me Katerinën, Klinton?
Klinton Zeqiri: 4 muaj por që unë i kam mësuar disa fjalë shqip dhe ajo mua disa fjalë rusit, por mua më duket shumë e vështirë si gjuhë. Jemi njohur këtë verë dhe ndihem shumë mirë, është njeri pozitiv dhe më kupton shumë dhe kjo gjë më ka bërë që unë të dashurohem me të.
Rudina Magjistari: Katerina ka ndërmend të vijë sërish në Shqipëri?
Klinton Zeqiri: Po besoj nëse gjërat shkojnë mirë për shkak të pandemisë që jemi, mund të vijë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. /tvklan.al