Klosi: Absurde ti kërkosh çertifikatë sigurie kreut të SHISH
Klosi: Absurde ti kërkosh çertifikatë sigurie kreut të SHISH
Shpërndaje
15:45 06/03/2014Ish kreu i Shërbimit Informativ Shteteror, Fatos Klosi e quan absurde kërkesën e deputetëve të mazhorancës në komisionin e sigurisë që kryetariaktual i shërbimit t’u përgjigjet pyetjeve të tyre vetëm pasi të ketë rinovuar çertifikatën e sigurisë. Kjo për faktin se ish kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi thotë se mungesa e një çertefikate sigurie nga ana e kreut të shërbimit informativ nuk ja heq atij të drejtën për të raportuar në lidhje me punën e këtij insitucioni.Klosi thotë se ligji dhe vendimet që përcaktojnë të tilla procedura për një pjesë të autoriteteve të larta qeveritare dhe ato brenda SHISH, janë formuar në kohën kur ai e la detyrën. Por Klosi lë të kuptohet qartë që kjo situatë e krijuar me shefin e shërbimit informativ sot është një mënyrë e politikës për ta shkarkuar atë nga posti.Një ditë më parë Visho Ajazi nuk u lejua të raportojë në komisionin e sigurisë për shkak se ai nuk posedonte një çertifikatë sigurie, që lëshohet nga nje drejtori e vete institucionit që ai drejton. Por nga ana tjetër një vendim i qeverisë i vitit 2001 , percakton saktë se asnjë nga drejtuesit e lartë madje as vetë kreu I SHISH nuk i lind nevoja e rinovimit të kësaj çertefikate. Ai e gëzon këtë të drejtë deri në fund të mandatit të tij.