Klosi feston me fëmijët e komunitetit rom
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi për fëmijët e komunitetit rom në Berat përgatiti një surprizë të këndshme për ta. I hipur në një gomone Plaku i Vitit të Ri mbërriti në festën e organizuar për fëmijët nga lumi Osum.
Dy muaj pas pastrimit të tij, mesazhi ishte se mjedisi na përket të gjithëve, lumi është jetë dhe duhet të përpiqemi ta mbajmë sa më pastër.
Përveç dhuratave për fëmijët e komunitetit rom, që disa javë më parë u përmbytën dhe tanimë i janë rikthyer normalitetit, ministri Klosi tha që ta shmangim përmbytjet duhet të kujdesemi në mbjelljen e sa më shumë pemëve, që lumi në rast reshjesh të dendura mos të kthehet në një rrezik për fëmijët.
Tv Klan