Klosi: Himara fluks turistësh, mungojnë strukturat akomoduese
Fluksit në rritje të turistëve këtë vit, Himara nuk i përgjigjet dot me shërbime hotelerie. Mungesen e strukturave hoteliere e pranon dhe vetë ministri i Turizmit.
“
Duhet të përmbushim pritshmërinë e pushuesve të huaj për Shqipërinë
“, deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se Himara ashtu si gjithë Shqipëria po vuan paradoksin e kërkesës së lartë për akomodim dhe mungesës së strukturave akomoduese.
Për të mbyllur këtë problematikë, ministri zgjidhjen e sheh tek fondi për agroturizmin. Ai kërkon që banorët e zonës të aplikojnë për të përfituar nga politikat lehtësuese që mundësojnë financimin deri në 50 apo 70 përqind për ndërtimin e strukturave akomoduese. Klosi ishte në Dhermi ku mori pjesë në Mjalt Fest – panairi i kulinarisë zhvilluar në pedonalen e re të këtij fshati.
Tv Klan