Klosi inauguron punimet e shkollës “Hamdi Bushati”
Një miliard lekë është investimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për shkollën profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër.
Për të parë nga afër fillimin e punimeve në këtë shkollë, që nuk do të jetë e vetmja që do t’i nënshtrohet ndërhyrjes ishte dhe ministri Blendi Klosi.
Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë:
Përveç infrastrukturës së shkollës, për ne ka shumë rëndësi cilësia e ofrimit të mësimit, prandaj këto investime do të shoqërohen me investime në laboratorë dhe trajnime të mësuesve dhe stafit pedagogjik të kësaj shkolle.
Punimet në shkollën profesionale “Hamdi Bushati” pritet të përfundojnë në qershorin e vitit të ardhshëm.
Ministri Klosi tha se pjesë e investimeve të shtetit në qytetin e Shkodrës do të jetë edhe shkolla profesionale “Arben Broci”./ TV KLAN