Klosi-Kryebashkiakëve: Përparësi agroturizmit
Brenda muajit Prill, qeveria do të ketë gati paketën fiskale për të nxitur zhvillimin e agroturizmit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.
Në forumin për planet lokale të turizmit dhe rolin e bashkive, ministri iu kërkoi kryebashkiakëve të identifikojnë zonat ku mund të zhvillohet agroturizmi, por edhe ku mund të organizohen festa tradicionale me qëllim rritjen e numrit të turistëve.
Përcaktimi i vendeve ku mund të luhet muzike gjatë gjithë natës, pastrimi i plazheve, pajisja e tyre me roje bregdetare, si dhe vendosja e distancave për lëvizjen e mjeteve lundruese në det ishin të tjera çështje që Ministri i Mjedisit dhe Turizmit ndau me të zgjedhurit vendorë.
Ndërkohë Ministri Klosi ndau me kryebashkiakët edhe projektin 1 buzëqeshje. Ai parashikon trajnimin e nxënësve të shkollave profesionale dhe shpërndarjen e tyre në pikat kufitare dhe ato turistike për t’i treguar turistëve vlerat e zonës.
Tv Klan