Klosi: Roli i shoqërisë civile, i pazëvendësueshëm


Klosi: Roli i shoqërisë civile, i pazëvendësueshëm

14:51 07/05/2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka marrë pjesë në forumin “Advokacia qytetare dhe promovimi në mbrojtjen e mjedisit”.

Teksa renditi të gjitha punët e bëra deri më tani në kuadër të përmirësimit të mjedisit, ai vuri në dukje se një rol të madh ka shoqëria civile që sipas Klosit duhet të jetë kritike, dhe gjithëpërfshirëse, por jo në rolin e prokurorit.

Gjatë kësaj konference ministri foli edhe për sezonin turistik, duke deklaruar se këtë vit Shqipërinë pritet ta vizitojnë 8 milionë turistë.

Ai tha se rreth 1 mijë të rinj vullnetarë do të informojnë turistët për atraksionet që ofron Shqipëria, në çdo pike kufitare dhe në çdo zone të mbrojtur, për tre muajt në vijim.

Për një Shqipëri më të pastër gjatë sezonit turistik Ministria e Mjedisit dhe Turizmit prej gjashtë muajsh ka ndërmarre një aksion pastrimi.

Ndërkohë bizneset që derdhin ujërat e zeza në det janë paralajmëruar se nëse nuk marrin masa deri me 1 Qershor do tu ndërpritet aktiviteti. 

Tv Klan






Të ngjashme