Klosi: Strehim dhe asistencë sociale për gruan e dhunuar


Klosi: Strehim dhe asistencë sociale për gruan e dhunuar

15:53 11/06/2016

Marsela Caushaj, gruaja që u dhunua pak ditë më parë në qendër të Vlorës nga ish-bashkëshorti i saj, tashmë strehohet në një banesë sociale bashkë me fëmijët ë saj. Gjate një vizite në banesën e gruas së dhunuar, Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi tha se Marsela Caushaj dhe fëmijët e saj do kenë të gjithë asistencen e nevojshme.

Nga ana tjetër, Bashkia e Vlorës i siguroi gruas së dhunuar një vend pune, rritjen e asistencës në vlerën e 7500 lekë të reja si dhe pagesën e qirase se baneses ku ajo do jetojë bashkë më fëmijët. Vet Marsela kërkon që ish-bahskëshorti i saj të marrë denimin që meriton.

Ministri Klosi, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku I Vlorës, Dritan Leli kanë shpërndarë edhe disa dhurata që organizata të ndryshme kishin dhuruar për fëmijët e gruas së dhunuar. /TV KLAN






Të ngjashme