KLP cakton drejtuesit e disa Prokurorive
Prokurori Arben Dyla është caktuar përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë me 7 vota pro.
Krahas Arben Dylës, për drejtimin e Prokurorisë së Lushnjes ishin dhe dy propozime të tjera, prokurorja Rovena Zoto, që mori 2 vota pro dhe prokurorja Merita Selimi (Qorri) që mori vetëm 1 vote pro.
Në mbledhjen e sotme, KLP pritet të miratojë edhe një prokuror të përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, si dhe deklarimin e mbarimit tё statusit të magjistratit për Ardian Nezhën, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukё, për shkak të kërkesës për dorëheqje.
Po ashtu në mbledhjen e sotme të KLP-së, pritet të hidhet shorti pёr plotёsimin e anёtarёve tё komisionit tё posaçёm pёr vlerёsimin e kandidatёve pёr SPAK.
/abcnews.al