KLSH: 51 kallëzime penale në vitin 2015
Është prezantuar në Komisionin e Ekonomisë, Raporti i Performancës së Kontrollit të Lartë të Shtetit, për vitin 2015.
Kryetari i këtij institucioni, Bujar Leskaj tha se dëmi ekonomik për vitin që shkoi, ishte 919 mln euro dhe u bënë 51 kallëzime penale.
Shqetësim për Leskajn mbetet niveli i ulët i zbatueshmërisë së masës së propozuar nga KLSH, për shkarkimet nga puna të zyrtarëve të lartë, që janë kallëzuar penalisht, të cilët ende vijonë punën në administratën publike.
Sipas Leskaj, në 2015 janë rritur auditimet me 8.8% dhe projeksionet për këtë vit janë që të rriten në nivelin e 15 %.
Për këtë vit në fokus të auditimeve të KLSH do të jenë koncesionet.
Tv Klan