KLSH akuza Pëllumb Vladit – (20 Gusht 1999)


KLSH akuza Pëllumb Vladit – (20 Gusht 1999)

10:51 20/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Thellohet skandali i Zëvendës Ministrit të Transporteve një ditë pas publikimit të shkresës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, drejtuar me akuza zotit Vladi, në kohën kur ai ka qenë drejtor drejtorie për shkelje në lidhje me administrimin e shoqërive të përbashkëta që janë në adminiatrim të kësaj ministrie. Por zoti Vladi sot mohon gjithçka mbi këtë kontroll dhe mbi publikimin e faksit.

Pëllumb Vladi, Zv/ministër i Transportit:- “Ardhja ime në këtë detyrë nuk u ka përlqyer shumë njerëzve, të cilët donin të vazhdonin të notonin në ujra të fjetura të kësaj ministrie dhe njerëz të korruptuar e të kompromentuar me kohë të cilët kanë lidhje me shumë punë të cilat kanë filluar dhe duhet të përundojnë. Aktualisht unë jam i ri në këtë detyrë dhe frika e zbulimit të tyre të cilat do të dalin shumë shpejt ata i tërbon. Drejtësia shumë shpejt do ta thotë fjalën e saj. Do tju deklaroj që personat janë të ministrisë Publike të Transporteve, të cilët merren me gjëra të tilla, për të vazhduar në rrugën e korrupsionit të tyre, të njerëzve krejtësisht mediokër për të bërë sensacione politike. Pëllumb Vladi nuk ka përvetësuar asnjëgjë. Unë jam zbatues i ligjit dhe do të jem zbatues i ligjit deri në fund. Kjo i frikson këta njerëz që më akuzojnë mua, ky është një mashtrim, për të goditur jo Pëllumb Vladin por për të goditur Pandeli Majkon, për të goditur shtetin, për të goditur drejtësinë. Nuk janë të vërteta asgjë nga këto”.

Ballafaqimi me Kontrollin e Shtetit nga Tv Klan, bëhet me zëvendës kryetarin e Kontrollit të Shtetit, i cili trgon faktet.

Zv/kryetari i KLSH:- “Është bërë një kontroll në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transporteve nga fillimi i vitit deri në muajin Qershor. Në përfundimin e kontrollit materialet janë bërë publike dhe është kërkuar të merret një masë disiplinore për zotin Vladi që ka qenë në atë kohë në një nga drejtoritë e ministrisë. Me kalimin e kohës është bërë një shkresë nga kryetari i KLSH drejtuar kryeministrit, ku thekson faktin që nga zoti Vladi janë kryer një sërë shkeljesh, si rezultat i kësaj ka mbetur pa arkëtuar një pjesë e kapitalit të ortakëve të huaj që kap një vlerë rreth 14 milion dollarë vlerë kapitali, në këto kushte duhet të kishte ndërhyrë dhe ti kishte prishë këto shoqëri. Ka dhe disa probleme të tjera në lidhje me privatizimin me afatet. Ka shkelje që janë vlerësuar nga ne që duhet të merret masa e largimit nga detyra. Kjo masë nuk është zbatuar dhe është konstatuar fakti që është caktuar në detyrën e zv/ministrit. Në këto kushte nga ana e kryetarit të KLSH I është dërguar një shkresë kryeministrit ku e vë dhe një herë në djeni për shkeljet që ka kryer ky person dhe i kërkohet që të zbatohet masa që është propozuar nga ne”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme