KLSH kallëzon në prokurori kryetaren e Bashkisë së Sarandës


KLSH kallëzon në prokurori kryetaren e Bashkisë së Sarandës

18:34 05/05/2017

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori kryetaren e bashkisë së Sarandës, Florjana Koka.

Në bazë të një auditimi që KLSH ka bërë nga korriku i 2015-ës deri në dhjetor të 2016-ës, rezulton se dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të Sarandës është afro 1.2 milion dollarë, ndërsa impakti negativ në buxhetin e kësaj bashkie rezulton 4.5 milion dollarë.  

Kontrollet kanë gjetur se në shumë publike, bashkia ka deklaruar se ka paguar punimet e kryera, por pas auditit këto investime rezultojnë fiktive.

Bashkë me kryetaren janë kallëzuar dhe 6 punonjës të tjerë të bashkisë Sarandë të cilët kanë shkelur procedurat në disa tenderë.

Tv Klan






Të ngjashme