KLSH: Risku më i madh për vendin, korrupsioni në administratë!


KLSH: Risku më i madh për vendin, korrupsioni në administratë!

13:18 20/06/2016

Korrupsioni në administratën publike është një nga problemet më të mëdha që i kanoset vendit tonë. Ky përfundim vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë prezantimit të hartës së plotë të risqeve në vend.

Thirrjes së KLSH-së për ulje të risktut të borxhit publik, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj iu përgjigj duke treguar rezultate me shifra. Si shqetësim për Ahmetajn shihen faturat financiare që mund t’i  vijnë vendit nga problemet e  pronave.

“Politikat afatgjata e kanë ulur riskun e borxhit publik nga 83% ne 70%. Mënyra si është menaxhuar çështja e pronave mund të sjelle risk nga Strasburgu, i cili mund të kalojë, nëse nuk bëjmë gjënë e duhur, edhe 1 miliard dollar në 2-3 vitet e fundit. Ligji i ri i pronave është një nga zgjidhjet e duhura edhe pse është në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Arben Ahmetaj, ministër i Financave.

Në konferencën shkencore për “Analizën e Riskut”, kreu i KLSH-së bëri thirrje që të zbulohet korrupsioni, të rritet transparenca e buxheteve qeveritare, informacionit tatimor dhe prokurimit publik për të penguar evazionin fiskal dhe për të vënë në dukje vjedhjen ose keqpërdorimin e taksave.

TV KLAN

 






Të ngjashme