KLSH zbret në Gjykatën e Faktit Tiranë – (26 Qershor 2000)


KLSH zbret në Gjykatën e Faktit Tiranë – (26 Qershor 2000)

19:30 26/06/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Një grup i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka zbritur sot në Gjykatën e Faktit Tiranë, për të kontrolluar zyrën e përmbarimit. Megjithëse me një urdhër, me firmë të kryetarit të KLSH Mustafa Kërçuku, zyra e përmbarimit në gjykatë, nuk ka pranuar që grupi i përbërë nga dy financierë të kontrollojë të gjithë materialet e kërkuara.

Petrit Qarri drejtor i zyrës së përmbarimit në Gjykatën e Faktit të Tiranës me pretendimin, se shkresa në formë urdhri kërkon që grupi të kontrollojë edhe mbi probleme juridike e jo thjesht administrative-financiare, nuk ka lejuar që ky kontroll të marrë të gjitha dosjet e kërkuara.

Dy pikat e raport-kontrollit, realizimi i urdhrave të nxjerra nga gjykata për vitin ’98-99 dhe respektimi i afateve ligjore për ekzekutimin e urdhrave, sipas zyrës së përmbarimit nuk mund të bëhen nga një kontroll administrativ-financiar, por nga Inspektoriati i Drejtësisë. Drejtori i Përmbarimit në Gjykatën e Tiranës, nuk e ka lejuar këtë grup të ushtrojë kontroll sipas udhërit, pasi për aspekte juridike do të njoftohet Drejtoria e Përmbarimit në Ministrinë e Drejtësisë./tvklan.al  






Të ngjashme