Klubet e natës pritet të rihapen shumë shpejt


Klubet e natës pritet të rihapen shumë shpejt

09:01 14/06/2020

Duket se Sydney do t’i rikthehet normalitetit pas pandemisë më shpejt nga sa pritej. Pas rreth tre muajsh izolim dhe kufizimesh, pas 1 Korrikut pritet që të gjitha aktivitetet të rihapen.

Të njëjtin fat do të kenë edhe klubet e natës, palestrat, restorantet, etj., por duke respektuar disa rregulla higjiene dhe distance fizike.

Ky është konsideruar një lajm shumë i mirë për qytetarët pasi ekonomia do të nisë sërish të marrë frymë.

Sipas mediave vendase, hapja do të behët edhe për stadiumet, ndërsa nëse shifrat e të infektuarve me Covid-19 mbeten të ulëta, pritet që edhe aktivitet kulturore ku ka grumbullime, të rihapen. /tvklan.al






Të ngjashme