Klubet e Serie A fitojnë me lojtarë të huaj


Klubet e Serie A fitojnë me lojtarë të huaj

17:24 24/12/2017

Që kjo nuk është një periudhë e mirë për futbollistët italianë dihet. Këtë e përforcojnë edhe statistikat. Skuadrat që u japin më pak besim lojtarëve vendas kanë më shumë sukses. Napoli kryeson këtë listë me mesatarisht 4 lojtarë italianë për ndeshje nga të cilët dy e nisin si titullarë.

Ndërsa Sassuolo që është në vendin e 14 të renditjes aktivizon mesatarish 10 lojtarë italianë për ndeshje.

Një e veçantë që nuk mund të shmanget është përqindja e lojtarëve vendas në raport më minutazhin total të 18 ndeshjeve të luajtura dei tani.

Në 374.352 minuta loje në total të luajtura nga të gjithë lojtarët pjesëmarrës në Serie A, italianët janë aktivizuar në më pak se gjysmën praktikisht në 44% të këtij minutazhi. Klubet italiane kanë humbur besimin tek lojtarët e tyre pasi besimin e meritojnë ata që japin provat, dhe Italia dështoi në kualifikueset e Botërorit.                      

Skuadra          Lojtare/ndeshje

Napoli                         4

Udinese                      4

Lazio                           5

Roma                          4

Inter                            5

Juventus                     8

Atalanta                      10

Bologna                      7

Sampdoria                 10

Tv Klan






Të ngjashme