Klubet shqiptare në Europa League
Të enjten zbresin në fushë Teuta, Kukësi dhe Laçi
Teuta, Kukësi dhe Laçi do të luajnë të enjten ndeshjet e tyre në turin e parë të Europa League. Skuadra durrsake do të zhvillojë sfidën e saj në shtëpi përballë Beitar Jerusalem.
Ekipi ka ndryshuar pak nga ai i kampionatit dhe grupi është i plotë për këtë takim të rëndësishëm. Trajneri Edi Martini vlerëson nivelin e kundërshtarit, por beson te skuadra e tij.
“Është një ekip që luan topin mirë dhe ka disa lojtarë të përfaqësues izraelitë, por do ta vendosë fusha”.
Po të enjten Kukësi do të presë bullgarët e Slavia Sofia në ‘Air Albania Stadium’. Trajneri Skënder Gega e njeh mënyrën e lojës së kundërshtarit dhe si ta kalojë pengesën.
“Ata luajnë në grup, por edhe ne e kemi studiuar mënyrën se si t’i kalojmë.
Laçi do të luajë në transfertë me azerbajxhanasit e Kesla, skuadër që më parë quhej Inter Baku.
Tv Klan