Klubet shqiptare komentojnë kundërshtarët në Europë
Pasi kanë mësuar kundërshtarin në kualifikueset e Champions League, Sherifi i Tiraspolit, tifozët e Kukësit menduan menjëherë për turin e dytë, por sherifi i Tiraspolit nuk është kundërshtar i lehtë. Për trajnerin Ernest Gjoka, rivali duhet marrë me seriozitet, nuk ka vend për nënvleftësim apo eufori.
“Është ekip i fortë, me ambicie shumë i paguar”
, tha ai.
Tekniku i Kukësit është duke përforcuar ekipin për të përballuar jo vetëm ndeshjet europiane.
“Jo vetëm për Europën, por edhe kampionatin”
, shtoi Gjoka.
Në klubin e kuq të kryeqytetit situata është optimiste. Skuadra e bullgare Botev Plovdiv nuk është e njohur në arenën ndërkombëtare dhe rrjedhimisht nuk ka eksperiencë. Plovdiv e ka mbyllur kampionatin në vendin e 7-të të klasifikimit, por ka siguruar pjesëmarrjen në Evropë si fituese e Kupës së Bullgarisë.
Gjendja është e qetë edhe tek Skënderbeu që po stërvitet në Slloveni. Përballë do të kenë ekipin nga Andorra Sta Julia. Korçarët kanë filluar menjëherë të mendojnë për turin e dytë pasi kundërshtarin e parë e shohin të kalueshëm lehtësisht.
Ndërsa bardhebluve të kryeqytetit i ka rënë shorti më i vështirë i mundshëm. Drejtori i ri administrativ i klubit Gerti Dajçi ishte i pranishëm gjatë hedhjes së shortit. TVKLAN