Klubi Partizani – (16 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gazetari:- Si paraqitet realisht situata financiare e Partizanit dhe a janë bërë bilancet përkatëse të klubit.
Bujar Labinoti:- “Që nga viti 92 e deri më sao ne nuk kemi patur asnjë lloj krize financiare për përballimin e të gjitha aktiviteteve që ka organizuar federata shqiptare e futbollit, si dhe trofeve të ndryshme që kemi marrë pjesë në kupat e UEFA-s. Të gjitha fitimet hyrjet e daljet janë të pasqyruara mjaft mirë në bilanc pasi këtu bilanci behët me ekspert kontabël dhe kontrolli bëhet nga zyra e tatimeve”.
Sot paradite zoti Luan Hajdaraga me kërkesën e tij zhvilloi një takim ballafaques në ministrinë e Mbrojtjes me një përfaqësi të ish-sportistëve të Partizanit, hartues të pedicionit dhe përfaqësuesëve aktual të këtij klubi lidhur me pretendimet dhe kërkesat në peticion, për paraqitjen e dobët të ekipit në këtë sezon, ku jane vënë re edhe shkelje financiare.
Në takim gjatë këmbimit të fakteve dhe argumentave nisur edhe nga shqetësimi real i përfaqësuesve më të lartë të dikasterit të mbrojtjes si dhe nga kontrolli i dokumentave të grupit të kontrollit, rezultoi se shqetësimet e ngritura ishin reale. Zoti Luan Hajdaraga premtoi për një zgjidhje të shpejtë të problemit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shkaktarëve të kësaj gjendje të rëndë./tvklan.al