Klubi Sportiv Partizani (13 Korrik 1999)


Klubi Sportiv Partizani (13 Korrik 1999)

17:07 13/07/1999

Pas viteve 90 janë prishur ambjentet sportive të Klubit Sportiv Partizani dhe në ndarjen e futbollit nga sportet e tjera. Ekipi i futbollit të Partizanit është më mbrapa nga të gjitha ekipet e tjera në përgatitje. Shkak mund të themi është një konflikt që ka lindur që në muajin Mars ndërmjet palës shqiptare të përfaqësuar nga Neptun Bajko dhe palës italiane me përfaqësues Antonio De Simone. Vendimi i shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës ka vendosur që Sport Klub Partizani Shpk është një shoqëri e pavlefshme që në krijimin e saj.

Neptun Bajko: Është një vendim i drejtë dhe për mendimin tim kjo mund të përbëjë një precedencë në gjithë historinë futbollistike në klubet e Shqipërisë, sepse duhet për herë të parë të flasim me ligje dhe të zbatojmë ligjet që ka Shteti Shqiptar. Duke e nxjerrë të pavlefshëm që nga krijimi dhe themelimi këtë shoqëri të përbashkët vihet në vend një e drejtë e madhe që i takon futbollit shqiptar, i takon futbollit të Partizanit, që i takon njerëzve që e kanë dashur dhe e duan ekipin e Partizanit. Siç është katandisur në këtë gjendje nuk mund të flasim që pala italiane e cila ka ardhur këtu për të na treguar në ligjet e futbollit profesionist, për të na treguar se si formohen shoqëritë e përbashkëta, për të ndihmuar mjeshtërinë dhe rritjen cilësore të futbollit e cila fillimisht u duk, Partizani pati një rritje të nivelit por këtë nivel e bëri me lojtarët që gjeti, për të cilët pala italiane nuk pagoi asnjë lek. Gjeti 25-30 lojtarë shumë të mirë me të cilët u krenua dhe mori pjesë në edicionet sportive dhe fitoi trofe dhe këto trofe i gëzoi vetë pala italiane. Në gjyq nuk u paraqit asnjëlloj dokumenti sepse nuk kishte nevojë që dokumentet janë të shumta dhe që nuk përbëjnë një faqe tjetër. Ndoshta mund t’i kalojë Prokurorisë për disa veprime antiligjore që janë bërë në klubin Partizani. Për këtë unë i bëj thirrje edhe të tjerëve që çdo gjë dhe çdo hap ta hedhin në baza ligjore. Kur formohet një shoqëri e përbashkët menjëherë duhet të ndërpriten marrëdhëniet financiare me buxhetin e shtetit. Duhet ti financojë komplet shoqëria e përbashkët. Ata deri në ’98 kanë marrë lekët nga buxheti i shtetit. Me këtë kanë mbuluar jo vetëm qëndrimin dhe mbajtjen e lojtarëve, rrogat e të tjerë, por kanë mbuluar dhe falimentin e tyre, i cili që në fillim ka qënë një faliment. E treta që është shumë e rëndësishme: ky klub Partizani ka kaluar dorë më dorë. E ka marrë … në fillim… më pas e ka marrë…më pas e ka marrë…Minjoli e ja paska shit De Simones, De Simone deshi me ja shit disave që thonë që kanë fituar tenderin e Portit të Durrësit dhe Autostradës, ky i Autostradës mund t’ja shesi një tjetri që është në Itali që do t’i sjelli… e të tjera. Këtu është për mua një paçavure që nga fillimi deri në fund, dhe unë dua ta gris këtë paçavure dhe të marim e të fillojmë nga e para me një letër të bardhë dhe çdo gjë të hidhet në bazë të ligjeve dhe mbas asaj që kërkojnë tifozat e shumtë të Partizanit dhe që kërkon ky Klub simbol i futbollit shqiptar./tvklan.al






Të ngjashme