Klubi sportiv Tirana pezullon Milan Basin (18 Gusht 1998)
Sport klub Tirana pezullon sekretarin e klubit Milan Basin. Sipas sekretarit te klubit Tirana pezullimi i tij është bërë me tendencë nga Bashkia Tiranë dhe nga zoti Buron Kaceli.
“Pas pezullimit tim si sekretar klubi mua më emërojnë drejtor teknik i klubit Tirana. Bashkia e Tiranës nuk e ka ekzekutuar ende këtë vendim duke e quajtur të paligjshëm dhe une jam pa rroge prej disa kohësh. Pezullimi im është bërë me tendencë nga Bashkia e Tiranës dhe nga zoti Buron Kaceli.”-është shprehur ai./tvklan.al