Klubi Tirana zgjidh konfliktin mes lojtarëve dhe trajnerit (21 Gusht 1998)
Ka mjaftuar një mbledhje 10 minuta në zyrat e Klubit Tirana që të jepet një zgjidhje e përkohshme për skuadrën. Lojtarët rebel janë bindur të kryejnë stërvitjen jo më në drejtimin e Ramadan Shehut, por të zëvëndësit të tij Bedri Omuri. Kjo ka qënë një zgjidhje e propozuar nga shefi i klubit Vladimir Rada e cila për momentin ka bindur palët. Sipas tij askush nuk mund t’a mbajë peng Tiranën.
“Sot njoftova lojtarët se trajneri Ramadan Shehu do të mënjanohet nga stërvitja dhe i takon Asamblesë të zgjidhi në mënyrë përfundimtare se kush do të zgjedhë trajnerin dhe për formimin e një statusi e cila akoma me ligjet ekzistuese është e paqartë dhe ka boshlliqe”– është shprehur Rada./tvklan.al