KMSH reagon për 7 të arrestuarit


KMSH reagon për 7 të arrestuarit

19:51 11/03/2014 KMSHKomuniteti Mysliman përjashton mundësinë që personat e arrestuar për terrorizëm të jenë punonjës të këtij komuniteti. Në një reagim për shtyp Komuniteti Mysliman thotë se e ka bërë të ditur edhe më parë qëndrimin e tij për mos përfshirjen e besimtarëve  shqiptarë në konfliktin sirian.

Sipas tij, pjesëmarrja në konflikte dhe nxitje dhune nuk përputhet me shpirtin e fesë islame.

Në njoftim thuhet se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është promotor i vlerave më të bukura islame  harmonisë dhe tolerancës në vendin tonë dhe se inkurajon një proces të drejtë ligjor.





Të ngjashme